Herausgeber: Ministerium für Soziales, Gesundheit und Integration
Publikationsart: Broschüre
Seitenzahl: 32
Publikationsdatum: 2022
Këshillues për prindërit mbi rezultatet e testimit për hyrjen në shkollë
në vitin e parafundit të kopshtit, të gjithë fëmijët në Baden-Württemberg i nënshtrohen ekzaminimit në kuadrin e hyrjes në shkollë [Einschulungsuntersuchung (ESU)] nga asistentë social-mjekësorë të Institucionit të Shëndetit Publik.
Ky ekzaminim, i fëmijëve katër deri në pesë vjeç, përfshinë të gjitha fushat e zhvillimit të fëmijës. Ne ekzaminojmë aftësitë pamore dhe dëgjimore, zhvillimin gjuhësor, motorikën e përgjithshme dhe atë fine, aftësinë për të mbajtur mend dhe kuptimin e problemeve si edhe kompetencat matematikore bazë. Përveç kësaj, ne konsultojmë gjithashtu librezën shëndetësore (Vorsorgeheft) dhe librin e vaksinave dhe u përgjigjemi me kënaqësi pyetjeve tuaja.